Kokainë dhe municione në shtëpi, në kërkim 43-vjeçari

17/06/2017 00:00

Një 43-vjeçar është shpallur në kërkim nga uniformat blu pasi iu gjetën kokainë dhe municione në shtëpinë e tij.

Në sajë të operacionit të koduar “Streha”, policia gjeti në një shtëpi në Shijak kokainë, një peshore elektronike me mbishkrimin “LAICA”, dy armë zjarri automatik, model 56 kal 7.62 mm, një armë zjarri pistolet tip “COLT’USA”, një armë gjahu e markës “BERETTA”, kal 12 mm, një pistoletë sportive, tip Super Conter, 264 fishekë luftarakë mob 56, kal 7.62 mm, 95 fishekë mod 54, kal 7.62 mm, 7 fishekë pistolete, kal 45, 65 fishekë për armë gjahu, kal 12 mm, dy krehera automatiku, mod 56, një automjet tip Benz, i blinduar.

S. Gj., 43 vjeç, pronari i shtëpisë është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Top Channel