Rrihet militanti në Kavajë, policia arreston tre persona

15/06/2017 00:00

Nje tjetër militant politik është rrahur mesditën e së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në Kavajë, ku katër persona, kanë goditur dhe kanosur një 30 vjeçar nga Kavaja.

Gjate denoncimit në polici, ky I fundit deklaroi se ishte rrahur duke u kërcënuar për të mos milituar më gjatë fushatës elektorale, për subjektin e tij politik.

Pas denoncimit, policia e komisariatit të Kavajës, bëri me dije për mediat se arrestoi tre persona, ndërsa një tjetër e shpalli në kërkim.

Të arrestuarit janë, Zaim Borakaj, Brikel Xhihani dhe Aurel Xhani.

Top Channel