Sekuestrohet 569 kg kanabis, në kufi me Greqinë

14/06/2017 00:00

Një sasi prej 569 kg kanabis dhe 4 litra vaj kanabisi, u sekuestruan nga anti droga e Janinës, në zonën e kufirit mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Policia greke thotë se droga ishte fshehur në një humnerë dhe ishte e paketuar në 302 pako. Ajo  e kishte pikasur drogën prej ditësh dhe priste trafikantët.

Por ata vëzhgonin me dylbi nga kufiri shqiptar dhe nuk mundën që të arrestoheshin.

Top Channel