Mediu në Kavajë: Votoni Bashën dhe kandidatin e PD për bashkinë

08/06/2017 00:00

Kreu republikan Fatmir Mediu nga Kavaja, ka bërë thirrje për të ndëshkuar ata që kriminalizuan politikën, duke votuar për Isa Sakjan dhe Lulzim Bashën.

“Ata që kriminalizojnë gjithë shoqërinë përmes trafikut të drogës nuk mund të jenë pjesë e të ardhmes tonë. Unë kam bindjen që Isa Sakja për kryetar bashkie dhe Lulzim Basha kryeministër janë një shans për çdo familje në Kavajë”, tha Mediu.

Mediu i bëri dhe një thirrje të gjithë republikanëve që të votojnë PD dhe të gjithë demokratëve që të kthehen në shtëpinë e tyre.

“Ne duam të ndërtojmë raportet e njerëzve të thjeshtë, një Parlament që i përgjigjet kërkesave tuaja. Për njerëzit që lëvizin sa andej këtej dua tu them një gjë. Mund të ndryshosh parti për xhepin tënd, pozicione politike për xhepin tënd po turpin më të madhe ke me ata njerëz që të kanë besuar, të kanë votuar. Prandaj i bëj thirrje çdo demokrati të kthehet në shtëpinë e vet, i bëj thirrje çdo republikani të votojë Partinë Demokratike”, tha Mediu.

Top Channel