Vrau kushëririn pas një debati, 35 vjet burg Denis Zakës

07/06/2017 00:00

Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor Denis Zakën, duke e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kushëririt të tij në Greqi.

Për shkak se procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar, atij iu zbrit një e treta e dënimit dhe përfundimisht Zaka u dënua me 35 vjet burgim.

Megjithëse i pandeheuri u shfaq i penduar, gjatë gjykimit prokurori tregoi se Zaka e qëlloi Vladimir Murrizin me thikë pasi kishin konsumuar alkool dhe ishin nisur për të grabitur një person.

Debati mes kushërinjve nisi nga ofendimet që ata i bënë njëri-tjetrit për bashkëshortet e secilit. Më pas Zaka e fshehu vrasjen duke iu thënë të afërmve në Shqipëri se i ndjeri ishte sulmuar nga një grup endacakësh.

Avokatët e tij pretenduan se Zaka gjatë krimit ishte nën efektin e alkoolit, qëndrim qe nuk u mor parasysh.

Top Channel