Vlorë, drogë në hyrjen e pallatit

07/06/2017 09:00

Policia e Vlorës gjeti 70 kilogramë kanabis sativa në sheshpushimin e një pallati në lagjen “Pavarësia”.

Lënda narkotike ishte futur në 4 qese të zeza plastike. Në hyrjen e pallatit është gjetur dhe bllokuar një automjet tip furgon Ford, i cili dyshohet se mund të përdorej për transportimin e lëndës narkotike. 

Si i dyshuar për tentativën e transportit të kësaj saise droge u arrestua Nikolas Toçaj.

Top Channel