Vasili në Shkodër: Ftoj dy “rilindasit” në debat

07/06/2017 00:00

Nga Shkodra, kryetari i LSI-së Petrit Vasili është shprehur i gatshëm të përballet në një debat publik me rivalët e tij politikë, Rama dhe Basha.

Në fjalimin e tij përpara simpatizantëve, Vasili ka deklaruar se shqiptarëve u duhet një plan konkret për të ecur përpara dhe jo “poema”, siç i ka quajtur ai fjalimet e rivalëve.

“Këtu nga Shkodra, nga ky shesh burrash, unë ftoj këta dy rilindasit e tjerë. Le të përballemi në një debat ku të duan ata dhe të vëmë ne planin tonë për Shqipërinë, që i hap perspektivë gjithë njerëzve të lirë; dhe ata planin e tyre për oligarkinë. Pasi më 25 qershor, në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë duhet përqasur himni i gëzimit dhe jo poema e mjerimit”, deklaroi Vasili.

Top Channel