Njësia 9 e rikthen në kujtime Bashën: Këtu u njoha me bashkëshorten

07/06/2017 00:00

Në këto ditë dinamike të fushatës, kreu i opozitës ka rrëfyer edhe pjesë të jetës së tij private.

Në një takim me banorë të njësisë numër 9 në kryeqytet, Basha kujtoi kohën kur ka njohur bashkëshorten.

“Këtu në këtë lagje kam rënë në dashuri me gruan time, kështu që i njoh edhe këto rrugët nga futeshim dhe nga dilnim. Kam kohë pa ardhur këtu, por nuk kam harruar asnjë nga këto kthesat, megjithëse ndonjë ndryshim të vogël ka. Njeriu nuk i harron kurrë vitet e fëmijërisë dhe kjo lagje më ka falur dashurinë e jetës sime dhe nënën e dy vajzave të mia”, tha Basha.

Top Channel