Meta sulmon Ramën: LSI parti e parë, do i tregojë vendin oligarkëve

07/06/2017 00:00

Nga Berati, ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta sulmoi fort Partinë Socialiste dhe atë Demokrate. Ai u shpreh i bindur se LSI do të dalë forcë e parë në zgjedhje.

“Forcë e parë dhe forcë e paparë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë sepse është forca e rinisë që i ka futur tmerrin dy partive të oligarkisë”, tha Meta.

Meta, tashmë President i zgjedhur, foli me tone të ashpra edhe kundër kreut të listës së Partisë Socialiste në Berat, Blendi Klosi.

“Ka dy apo tre muaj që në krye të grupit të punës ka ardhur një kumarxhi që gjithë ditën bën intriga, rri me kriminelë dhe përdor segmente të policisë në Berat të implikuara me drogën për t’i bërë presion njerëzve që të mos rrinë me LSI-së. Prandaj ne do të votojmë për LSI-në sepse kjo është partia e socialistëve dhe jo e oligarkëve”, tha Meta.

Top Channel