Dervishaj: Garën e fiton gjithnjë i pari, i dyti tenton, i gjashti merr pjesë në garë

07/06/2017 00:00

Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj ka reaguar me një status në Facebook lidhur me qëndrimet e Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike mbi LSI-në.

“Ka ditë që janë harruar të gjitha, janë venitur kujtesa dhe akuzat.
Janë harruar akuzat e ndërsjellta për Gërdecin, shitjen e detit, vrasësit në bulevard, korrupsionin, konçesionet, hashashin, etj, etj, e në vend të tyre binomi po shan pa fund LSI.
I gjashti se po i firon partia, i dyti se s’ka si ja bën të parit.
I dyti dhe i gjashti mesa duket kanë harruar që një natë në 2008 u përpoqën të na vrisnin por dështuan.
U mblodhën prapë tani së fundmi për të vazhduar pjesën e dytë të një ndeshje të humbur pa filluar.
Monizmi në Shqipëri ka vdekur në vitin 90.
E vrau rinia shqiptare, e cila nuk do te lejojë as instalimin e monizmit bipolar.
Forca rinia e Shqiperisë, me datë 25 i jepni një mësim të ri një mentaliteti të vjeter se kjo s’mund të jetë Republike e Re, por vetëm një avaz i vjetër.
Garën e fiton gjithnjë i pari, i dyti tenton, i gjashti thjesht merr pjesë në garë.
Për ne Shqipëria është e para, shqiptarët janë të parët”, shkruan ai.

Top Channel