Një “Porsche” për Stanajn

06/06/2017 00:00

Stanaj po korr një sukses të jashtëzakonshëm në industrinë muzikore dhe duket se artisti po shijon frytet e para të punës dhe talentit të tij.

Këngëtari 23-vjeçar ka bërë një postim në profilin e tij të “Instagram”-it, përmes të cilit ka treguar se ka blerë makinën e tij të parë dhe bëhet fjalë për një super makinë, të firmës “Porsche”.

“Unë nuk kam patur asnjë punë tjetër përveç këngës. Jam 23-vjeç dhe sapo kam blerë makinë time të parë…një Porsche!!! Dhe të gjithë paratë i bëra duke kënduar. Dua të falenderoj miqtë dhe familjen dhe ju jam të gjithë mirënjohës që më ndiqni në rrugën time dhe më ndihmuat ta arrij këtë. Zoti është shumë i mirë. Përherë mirënjohës. Faleminderit”, shkruan bashkangjitur postimit të tij këngëtari me origjinë shqiptare.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel