Meta në Vlorë: Më 25 qershor, shans rinisë dhe fund qeverisë

06/06/2017 00:00

LSI është ndalur këtë të martë në Vlorë, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë për këtë qark.

I pranishëm në këtë takim, presidenti i zgjedhur Ilir Meta kërkoi votën për LSI-në, në mënyrë që t’i jepet fund, sipas tij, arrogancës së qeverisë kundër qytetarëve.

“Të gjitha rrugët të çojnë te LSI-ja. Te forca e stabilitetit, e qëndrueshmërisë, e integritetit, karakterit dhe këto janë vlerat që nuk i ka vetëm LSI-ja, por që i ka edhe populli i Vlorës, ndaj edhe në Vlorë, LSI do të jetë forcë e parë”, tha Meta.

Ai theksoi se, kjo nuk është një betejë e LSI-së, por një betejë e rinisë së Shqipërisë për t’i dhënë një shans gjithë të rinjve dhe të rejave.

Dhe njëkohësisht “për t’i dhënë fund qeverisë, e cila i shikon qytetarët me arrogancë. Ne duhet ta shohim njëri-tjetrin në sy në mënyrë që t’i kuptojmë sa më mirë hallet dhe problemet e tuaja”, deklaroi Meta.

Top Channel