Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Emiliano Shullazi pretendon para Gjykatës së Krimeve të Rënda se çështja e tij është paragjykuar politikisht përderisa i është lakuar emri edhe nga të huajt.
Pas qëndrimit të prokurorëve që më herët kërkuan pyetjen e 38 dëshmitarëve, ishte radha e avokatëve për të parashtruar kërkesat e tyre.
Sikurse Prokuroria edhe avokatët kërkuan thirrjen si dëshmitarë të Mynyr Konit dhe të Dhori Kules, që sipas akuzës janë kërcënuar nga 39-vjeçari për t’u tërhequr nga gara për Rektoratin.
Avokatët i kërkuan gjykatës të sekuestrojë letrën që dëshmitari i drejtësisë i dërgoi prokurorit të Përgjithshëm Llalla, përmes të cilës kërkohej hetimi i disa gjyqtarëve që kishin shqyrtuar çështjen e ish-Vollgës.
Kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata, ndërsa pranoi kërkesën e Prokurorisë për të thirrur si dëshmimtarë ish-ministrat Tahiri, Nikolla dhe zyrtarët e policisë, Hodaj e Çako. Mes dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja e Shullazit dhe katër të akuzuarve me të është edhe zyrtari i policisë Ardian Çipa.
Top Channel