Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, reagon sërish Rama: Gjykatësi fillestar në Shqipëri merr 500 euro më shumë se kolegët në Greqi Largimet nga partitë në prag të zgjedhjeve, kanë përfshirë forca të ndryshme politike që nga ato të vjetrat e deri tek ato të krijuara së fundmi.
Nga partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike, ditët e fundit, është larguar Simon Puta. Doktori i njohur në qytetin e Pukës, krahas largimit nga Partia Demokratike, parti e së cilës ka qenë edhe deputet, në vitet ‘90 do të angazhohet me Partine Socialiste dhe fushatën e saj për qytetin e Pukës.
Ishte Lindita Nikolla ajo që publikoi lajmin në rrjetet sociale, ku nëpërmjet fotove nga aktivitetet elektorale ka publikuar edhe atë të Simon Putës, i cili siç thotë Nikolla, bën thirrje për të votuar Partinë Socialiste.
Edhe nga partia e Ben Blushit, një nga të rinjtë, që garoi për kreun e LIBRA-s është larguar. Neritan Seferkolli, 27-vjeçar i shkolluar në “Shkencat Politike”, u largua nga LIBRA për shkak se siç ka shpjeguar në faqen e tij në rrjetet sociale, gara në të cilën ai hyri dhe humbi, u cenua nga moszbatimi i statutit.
Top Channel