Balla: Timonin ta kemi vetëm. Ligj i ri për statusin e metalurgut

06/06/2017 00:00

Taulant Balla, në një takim me metalurgë, është angazhuar se do të jetë ai iniciatori i depozitimit në Kuvend të një ligji të plotë për statusin e metalurgut dhe minatorët.

“Në angazhimin tonë, ne do të konsultohemi me sindikatët. Duke qenë se tashmë gjërat duken qartë që pas 25 qershorit do të kemi një qeveri të drejtuar tërësisht nga PS pa u dashur që timonin ta ndajmë me të tjerë, unë jam shumë i sigurt që do t’i japim fund një historie pritjeje kaq shumë vjeçare, po të kemi parasysh që statusi i metalurgut dhe ai i minatorit ka të bëjë edhe me ata që sot janë në punë. Ne kemi plot punë për të bërë për sa i përket pensioneve të posaçme që përfshijnë në vetvete statusi, por duke nisur nga një situatë e mirë ekonomike që tashmë kemi ne do ta konkludojmë me një trajtim siç e meritoni të dashur metalurgë dhe metalurgë”, u shpreh Balla përpara metalurgëve.

Top Channel