Asgjësohet linja e trafikut Shqipëri-Itali, 61 të arrestuar

06/06/2017 00:00
Foto arkiv

Një operacion antidrogë, i koordinuar nga Prokuroria e Katanias dhe i ekzekutuar nga agjentë të policisë dhe Guardia di Finanza ka çuar në asgjësimin e një trafiku ndërkombëtar marijuane, që vepronte nga Shqipëria në Itali.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave në kuadër të operacionit të koduar “Ballkani” nën hetim janë 61 persona, 37 shtetas shqiptarë dhe 24 italianë.

Prokuroria e Katanias ka deklaruar se ka asgjësuar tërësisht organizatën ndërkombëtare, duke çuar në zero krerët dhe anëtarët e saj.

Fation e Gentian Hoxhaj, Erson Zhuka dhe Roland Kalemaj janë, sipas autoriteteve, krerët e grupit kriminal që organizonin transportonin e drogës me kamionë nga Shqipëria drejt Siçilisë.

Gjatë hetimeve, të nisura në vitin 2012, janë kryer në qytete të ndryshme italiane aksione të shumta të forcave të rendit.

Më i rëndësishmi ka qenë ai i kryer nga policia e Raguzës dhe Guardia di Finanza e Komos, që çoi në sekuestrimin e 1 ton marijuanë dhe disa armëve të zjarrit të përdorura nga poseduesit për mbrojtjen e drogës.

Hetimet e dy agjencive ligjzbatuese kishin nisur të ndara, por u bashkuan më pas në një dosje që çoi në identifikimin e furnizuesve shqiptarë. Hetuesit italianë deklarojnë gjithashtu se disa persona që janë në kërkim ndodhen në Shqipëri.

Top Channel