Aleanca e Tiranës, PS-LSI miratojnë vendimet e Këshillit Bashkiak

06/06/2017 00:00

Këshilltarët socialistë dhe ata të LSI-së kanë bashkuar votat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, duke krijuar kuorumin 50+1 për t’i dhënë mundësinë kompanisë “Eco Tirana” që të mund të konkurrojë edhe në qytete të tjera për pastrim dhe selektim të mbetjeve.

Arbian Mazniku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, tha: “Një seleksionim i mëtejshëm i mbetjeve do të ulte edhe më shumë sasinë e mbetjeve që në fund përfundojnë në landfill. Në thelb, operacionet e këtij tipi janë ato që ne synojmë t’i japim mundësi “Eco Tiranës”, që ka ambicie që në një fazë të dytë të konkurrojë edhe për pastrimin e qyteteve të tjera”.

Këshilltarët e djathtë, të cilët janë rikthyer në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kanë miratuar vendimet që kishin të bënin me emërtimin e disa rrugëve në kryeqytet dhe janë larguar kur do të diskutohej për kompanine “Eco Tirana”.

“Nuk arrij të kuptoj se si disa njerëz janë krenarë që largohen duke braktisur jo këtë sallë, por detyrën dhe qytetin. Le të merren me fjalë. Ne merremi me vendime dhe punë”, tha Aldrin Dalipi, kryetari i Këshillit Bashkiak.

Top Channel