Akuza e Berishës: Nipi i Zani Caushit në fushatën e PS

06/06/2017 00:00

Sali Berisha edhe pse nuk është përfshirë në fushatë deri tani vijon të jetë aktiv ne rrjetet sociale.

Ai ka denoncuar pjesëmarrjen e nipit të famëkeqit të ngjarjeve të 1997-es Zani Caushi, në fushatën e Partisë Socialiste në Vlorë.

Berisha ka postuar një foto ku Ervis Caushi së bashku me kandidaten Vilma Bello zhvillojnë takime me qytetarët.

Ndërkohë vetë Ervis Caushi, reagoi duke dënuar atë se çfarë Berisha nxit me postimin e tij. Nipi i Zani Caushit, thotë se ka qenë gjithnjë i hapur për bashkëpunimin në të mirë të Vlorës, ndërsa i kujton Berishës se fajtor për ngjarjet e 97 në Vlorë ka qenë edhe ai, e gjithashtu i kujton atij 21 janarin dhe  ngjarjen e Gërdecit.

Top Channel