Shkarkimet në administratë, LSI letër ambasadorëve

05/06/2017 00:00

Pasditen e së hënës, Lëvizja Socialiste për Integrim shpërndau një letër me të cilën shprehu shqetësimin e saj për shkarkimet që po bëhen nga qeveria dhe kryesisht ministrat teknikë.

Letra iu drejtohet institucioneve kryesore në vend dhe trupit diplomatik në Shqipëri.

LSI shpreh shqetësimin se shkarkimet që po bëhen ne kuadër të marrëveshjes politike janë shkelje të rënda të ligjit, të dënueshme nga Kodi Penal dhe ligjet në fuqi.

Sipas LSI, asnjë marrëveshje politike nuk mund të jetë mbi ligjet dhe të instalojë atë që në letër është cilësuar si “qeverisje policore”.

Sipas LSI, në vend është krijuar një situatë absurde, e cila duhet të marrë fund menjëherë, për të rikthyer besimin tek qytetarët, ndërsa kërkohet reagimi i menjëhershëm i institucioneve për rikthimin e normalitetit.

Top Channel