Basha ironizon Ramën dhe Metën

05/06/2017 00:00

Ditën e ngjeshur të takimeve elektorale, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e mbylli në kryeqytet.

Ai akuzoi Kryeministrin Rama se nuk ka mbajtur premtimet e dhëna për qytetarët.

“Kush nga ju ka një vend të ri pune në këto katër vite? Ai premtoi se shqiptarët do të paguajnë taksa më të ulta, cili prej jush paguan më pak taksa sot? Kush nga ju ka marrë legalizime falas? Kush nga ju paguan më pak faturën e energjisë? Kush e ka shëndetësinë falas? Ja pse Edi Rama refuzon bilancin, ja pse refuzon debatin me kryetarin e opozitës, që është ABC-ja e demokracisë! Ja pse refuzon bilancin para qytetarëve dhe pse kemi shfaqje natë për natë, me barcaleta, batuta, karikatura. Daulleve u bie edhe Ilir Meta, e keni parë. Daulleve të hallit, jo të qejfit se iku dhe shpk-ja. Më 25 qershor merr fund edhe shpk-ja e tij. Nuk ka më pazar, s’ka më matrapazllëqe, nuk ka më ”, tha Basha.

Top Channel