Rama në Krutje: Na jepni timonin, që mos t’u vjedhin pronën në hipoteka

04/06/2017 00:00

Kryeministri Rama ishte në Krutje të Fierit prej nga u tregua më i drejtpërdrejtë se përse kërkon të ketë timonin i vetëm në qeverisjen e vendit.

“Që të mos justifikohemi pse hipoteka nuk bën punën e vet, por nxjerr pronat tuaja në ankand për korrupsion”, tha Rama.

Një tjetër shembull i Kryeministrit Rama ishte punësimi në administratë.

“Që mos ti themi njerëzve punëtorë, të aftë, të zotë se nuk punësohesh dot këtu se e ka një parti tjetër dhe t’i tregojmë që si rrugë për të gjetur punë është të anëtarësohet tek kjo partia që ta marrë kalanë në anën tjetër, kështu nuk bëhet shtet”, tha Rama.

Duke përdorur një krahasim me skuadrat dhe tifozërinë në futboll, Kryeministri Rama u tha qytetarëve se në politikë duhet të votojnë për atë skuadër që i shërben më mirë popullit.   

“Se voton ti për PD-në, por çfarë pune do të bëjë Luli? Ai di të premtojë nënë e babë edhe pastaj t’ja fusë gjumit siç bëri me Tiranën”, tha Rama nga Krutja.

Top Channel