Në një takim me kontabilistët e Durrësit, Milva Ekonomi renditi arritjet e qeverisë në mbështetje të rritjes ekonomike.

Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se Partia Socialiste do të ketë sërish taksën progresive, por me një ulje.

“Ne do të vazhdojmë të mendojmë për tatim progresiv. Tatim progresiv do të thotë që ai që merr më shumë, duhet të paguajë më shumë dhe ai që merr më pak, të paguajë më pak. Por, tatimi progresiv mbi të ardhurat personale që shkojnë përtej 23%, tani do të zbresë në 18%”, deklaroi Ekonomi.

Top Channel