Balla: Emigrantët do të votojnë

04/06/2017 00:00

Taulant Balla premtoi se kjo do të jetë hera e fundit që emigrantët nuk do të votojnë, si dhe u bëri thirrje atyre që kanë mundësi, që më 25 qershor të bashkohen me Partinë Socialiste.

“Në zgjedhjet e vitit 2021, emigrantët shqiptarë do të kenë mundësi të votojnë atje ku janë. Të vijnë të bashkohen me ne në 25 qershor, sepse janë zgjedhjet më të rëndësishme të këtyre 25 vjetëve. Janë si zgjedhjet 92’, kur atëherë na u desh të ndaheshim nga e kaluara komuniste, tani duhet të ndahemi nga 25 vjet që fillon pikërisht me gjithçka të mirë që sjell reforma në drejtësi”, tha Balla.

Top Channel