Vasili i përgjigjet Bashës: I dehur nga hashashi

03/06/2017 00:00

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook ndaj deklaratave të Lulzim Bashës në Krujë.  Ai i kërkon Bashës përballje.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
“I dashur Luli, nga Kruja, nën dehjen e hashashit, më zure dhe mua në gojë.

Mosmirënjohjen ndaj Berishës dhe Metës ta njoh mirë.

E di mirë edhe që ke hequr dorë nga objektivi yt dhe i PD-së për kryeministër dhe president.

Megjithatë, për të vërtetat e shpk-ve të tua dhe shumë të vërteta të tjera, që unë di nga takime shumë të rëndësishme, meqënëse edhe kandidati tjetër nuk po ta fishkëllen, edhe në respekt të demokratëve të pres të përballemi në tv, shesh a ku të duash.

Ky, Luli, është një shans edhe për ty”

Top Channel