Meta: Basha, nga çadra e lirisë tek çadra e oligarkisë

03/06/2017 00:00

Nga mitingu i radhës elektoral, Ilir Meta i është përgjigjur kryetarit të PD, Basha, duke deklaruar se LSI do të jetë forcë e parë për të gjithë të zhgënjyerit nga partitë e mëdha.

“LSI do të jetë forcë e parë për të gjitha nënat dhe gratë e Shqipërisë, që u çmendën nga politikanët e çadrave, që e nisin tek çadra e lirisë dhe e mbyllin tek çadra e oligarkisë. LSI do të jetë forcë e parë për vajzat dhe djemtë tuaj këtu në Lushnje dhe në të gjithë Shqipërinë”, ka thënë Meta.

Top Channel