
Kosova do të fokusohet në zhvillimin ekonomik në katër vitet e ardhshme. Fushata për zgjedhjet kishte filluar ditë më parë me takime të vogla, por tani tri grupet politike kanë nisur zyrtarisht premtimet e tyre për planin e një qeverie të re.
Koalicioni i partive të krerëve të UCK-së për herë të parë bashkë pas shumë kohësh. Ramush Haradinaj, Kadri Veseli e Fatmir Limaj, janë bërë bashkë për të ndërtuar një Kosovë të zhvilluar dhe të sigurt.
Ata në Prishtinë thanë se jo rastësisht janë bashkuar ish-udhëheqësit e luftës edhe në paqe.
“Kosova po na thërret për t’u bashkuar, për të shëruar shëndetësinë që njeriu ynë të gjejë shërim vetëm në Kosovë”, u shpreh Ramush Haradinaj, kandidat për Kryeministër, i AAK.
Kosovës i duhet një lidership ideal dhe i aftë. Që e do Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, u shpreh Kadri Veseli, Kryetar i PDK-së
Premtime për një Kosovë më të zhvilluar kanë dhënë edhe krerët e Vetëvendosjes gjatë tubimit të tyre në Gjilan. Fajin për stagnim ia lënë partive që kanë qenë në pushtet.
Politika dhe kryesisht pushteti i kanë shumë borxhe qytetarëve në Kosovë. Me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, populli fillon të shpaguhet dhe të dëmshpërblehet”, u shpreh Albin Kurti, Kandidat për Kryeministër i Vetëvendosjes.
Lidhja Demokratike dhe koalicioni i saj fushatën e nisën në qytetin e Podujevës duke thënë se kryeministria ende u takon atyre pasi kanë shumë punë për të bërë.
Fushata në Kosovë zgjatë vetëm dhjetë ditë pasi kuvendi u shpërbë për shkak të krizës politike.
Top Channel