
Lidhja Demokratike e Kosovës konfirmoi zyrtarisht se, ministri i deritanishëm i Financave, Avdullah Hoti do të jetë kandidat i saj për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit.
Kjo u bë e ditur pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, ku kryeministri në largim, Isa Mustafa e bëri publik vendimin e marrë nga drejtuesit e forcës politike.
Mustafa ka thënë se, nga Hoti, shumë vetë mund të mësojnë mbi ekonominë dhe një qeverisje të mirë.
Njeriu, që largohet nga posti i shefit të ekzekutivit, e njoftoi 3 ditë më parë vendimin e tij për të mos kandiduar më.
“Duhet të hapim rrugë në LDK për kuadro”, është shprehur ai, duke shtuar se i duhet hapur rruga njerëzve të rinj.
Qeveria e Isa Mustafës u rrëzua më 10 maj, pasi nuk arriti t’i mbijetonte një mocioni mosbesimi të opozitës.
Top Channel