Shpërthim në një minierë në Iran, dhjetëra të bllokuar

03/05/2017 00:00

Më shumë se 50 minatorë kanë mbetur të bllokuar në tunele pas një shpërthimi në një minierë qymyri në veri të Iranit.

Mediat shtetërore raportuan se të paktën 2 persona janë vrarë, ndërsa 25 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit në minierën Zemestan Yurt në provincën Golestan.

Burime nga shërbimet e inteligjencës bëjnë me dije se 16 minatorë kishin mundur t’i shpëtonin shembjes së tuneleve. Shkaku i shpërthim nuk është i qartë, por raportime jo zyrtare flasin për një shpërthim gazi, mbase ndërsa punëtorët përpiqeshin të ndiznin një kamion.

Shërbimet e emergjencës thanë se ndërsa dyshohet se numri i minatorëve të bllokuar mund të jetë më i lartë, operacionet e shpëtimit janë të ngadalta për shkak të frikës së xhepave të gazit në tunele.

Autoritetet lokale thanë se në minierë janë të punësuar rreth 500 persona dhe se shpërthimi ndodhi kur po ndërroheshin turnet.

Top Channel