
Kosova viteve të fundit është bërë pjesë e shteteve që bien viktime e depërtimit dhe qarkullimit të parave të falsifikuara, nga të cilat më së shumti dëmtohen bizneset e vogla, të cilat janë shënjestër i personave që i fusin në qarkullin këto kartëmonedha të falsifikuara.
Indeksionline, duke cituar statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës, thotë se gjatë vitit të kaluar nga autoritetet e sigurisë janë konfiskuar mbi 43 mijë euro në raste të ndryshme.
Zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada ka thënë për Indeksonline se të dhënat për paratë e falsifikuara që kanë depërtuar në vendin tonë sigurohen në baza gjashtë mujore ku të dhënat paraprake flasin për periudhën kohore të vitit të kaluar.
“Të dhënat Statistikore si Bankë Qendrore i marrim nga Laboratori i Forenzikes së Kosovës në baza 6 mujore. Këto para të falsifikuara janë konfiskuar në raste të ndryshme nga autoritetet e sigurisë duke përfshirë që nga bizneset e deri tek konsumatorët si viktima”, ka thënë Kada.
Sipas statistikave të BQK-së sa i përket kartëmonedhave euro të falsifikuara dhe që janë konfiskuar gjatë vitit 2016-të , të ndara pjesa më e madhe e tyre kanë qenë prerjet 20, 50 dhe 100 euroshe.
Top Channel