Spartak Braho mbetet tek listat e PS

29/04/2017 00:00

Pak orë para mbylljes së afatit të regjistrimit të kandidaturave, Partia Socialiste ka konfirmuar se në listën e saj do të jetë edhe Spartak Braho.

Edhe në 2013 Braho u zgjodh deputet me të njëjtën skemë. Atëherë ai ishte në listën e socialistëve për Qarkun e Tiranës dhe po në listat e socialistëve do të jetë edhe në zgjedhjet e këtij qershori.

Ndërkohë, Artan Gaçi dhe Valentina Leskaj, dy deputetë të këtij mandati për socialistët, kanë njoftuar publikisht tërheqjen e tyre.

Top Channel