Vlorë, sekuestrohen 97 kg kanabis

28/04/2017 10:00

Policia e Vlorës ka sekuestruar 97 kilogramë kanabis sativa pranë vendit të quajtur “Gjiri i varkave”, në Karaburun.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 4 pako të përmasave të ndryshme, të mbështjella me qese plastike transparente.

Po punohet për kapjen e autorëve në lidhje me këtë ngjarje dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Top Channel