Presidenti Nishani dënon dhunën e ushtruar në Parlamentin e Maqedonisë

28/04/2017 00:00

Presidenti Bujar Nishani shpreh keqardhjen për daljen nga kontrolli të situatës nga forcat e sigurisë së Maqedonisë.

Kreu i Shtetit dënon dhunën e ushtruar ndaj deputetëve të Maqedonisë, veçanërisht të atyre me origjinë shqiptare dhe duke u uruar shërim sa më të shpejtë të lënduarve, bën thirrje për qetësimin e situatës dhe kapërcimin e saj me maturi politike.

Presidenti Nishani përshëndet zgjedhjen e zotit Talat Xhaferri në postin e Kryetarit të Parlamentit dhe e konsideron këtë akt si një zhvillim shumë pozitiv për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni. 

Presidenti Nishani vlerëson se tentativat për të inkurajuar dhunë e keqpërdorur marrëdhëniet ndëretnike duhen dënuar me forcë, pasi nuk rrezikojnë vetëm Maqedoninë, por edhe marëdhëniet ndërshtetërore dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit në përgjithësi.

Top Channel