Monika Kryemadhi: Do të preferoja Vasilin ose Daden si president

28/04/2017 00:00

Pas seancës së Kuvendit, ku Ilir Meta u zgjodh President i Republikës, bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi dhe njëkohësisht deputete e Parlamentit u shpreh se vendi ka nevojë për stabilitet.

“Vendi ka nevojë për stabilitet për të mos u bërë si Maqedonia. Shqipëria ka nevojë për stabilitet dhe për një zhvillim të fuqishëm ekonomik dhe të jenë të lumtur në vendin e tyre”, tha Kryemadhi.

Më tej, ajo foli edhe për opozitën duke thënë se duhet të marrë pozicionin e saj. “Opozita duhet të vijë dhe të marrë pozicionin e saj, të bëj rolin e saj”, tha Kryemadhi.

Në fund ajo tha se do të kishte preferuar Petrit Vasilin ose Arta Daden në postin e presidentit.

Top Channel