Kuvend, ministrat në karriget e deputetëve demokratë

28/04/2017 00:00

Në seancën e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, anëtarët e kabinetit qeveritarë zgjodhën të zbrisnin në karriget e deputetëve.

Në mungesë të opozitës në sallë, ministrat e PS u ulën në karriget e deputetëve demokratë në dy rreshtat e parë.

Por për koinçidencë, kryeministri Edi Rama zgjodhi të ulej e të bisedonte me ministrin Gjiknuri nga karrigia e paraardhësit të tij, deputetit demokrat Sali Berisha.

Rama qëndroi në anën e sallës ku ulen të djathtët për pak minuta, për t’u zhvendosur më pas në krahun e deputetëve socialistë.

Top Channel