Grupi i PS-së voton unanimisht kandidaturën e Metës për President

28/04/2017 11:00

Paraditen e sotme, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh për të diskutuar mbi zgjedhjen e Ilir Metës, President.

Burime brenda grupit thanë se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar deputetëve që të marrin të gjithë pjesë në seancë plenare dhe që kandidatura e Ilir Metës të marrë një mbështetje sa më të gjerë, me të gjitha votat që kanë socialistët.

Synohet që Ilir Meta të mos marrë thjesht 71 vota, aq sa kërkohen në këtë raund të zgjedhjes së Presidentit, por të ketë mbështetje përtej këtij pragu që do të rikonfirmonte aleancën në Parlament mes dy forcave kryesore qeverisëse.

Top Channel