Rama për lobimin në SHBA: Për të mbrojtur imazhin e vendit

27/04/2017 00:00

Në Top Storyn e kësaj të hëne, Kryeministri Edi Rama u pyet në fund të emisionit nga Sokol Balla në lidhje me lobimin në SHBA.

Rama thotë se nuk bëhet fjalë për një lobim, por një masë për të mbrojtur imazhin e vendit, që siç tha Kryeministri ka përpjekje për ta deformuar në Uashington.

“Ka patur përpjekje kolosale përmes parave dhe qarqeve të caktuara për ta deformuar rëndshëm imazhin e Shqipërisë dhe Qeverisë, deri edhe për vetë ambasadorin e SHBA këtu. Kësaj përpjekjeje ne kemi vendosur t’i përgjigjemi, një masë për të mbrojtur Shqipërinë dhe Qeverinë nga një agresion barbar, jo për gjë tjetër”, tha Rama.

Top Channel