Presidenti, LSI mbledh firmat për kandidaturën e Metës

27/04/2017 00:00

LSI mbledh firmat e 19 deputetëve për të mbështetur kandidaturën e Ilir Metës për president të Republikës.

Për të bërë zyrtare kandidaturën Metës i mungon vetëm firma e një deputeti.

Lista me firmat e 19 deputetëve do t’i dorëzohet kryesisë së Partisë Socialiste, e cila do të mblidhet në orët e mbrëmjes.

Deri tani, për zgjedhjen e kreut të shtetit janë djegur tre raunde votimi, ndërkohë që i katërti është planifikuar të mbahet të premten në orën 17:00.

Ndërkohë, pas mbledhjes së firmave Meta ka lënë mbledhjen e grupit dhe të kryesisë dhe i është drjetuar Vilës 30, aty ku është takuar me kryeministrin Edi Rama, ndërsa pritet nga momenti në moment vendimi i mbledhjes së kryesisë së PS.

Krerët e koalicionit qeverisës kanë qenë të shoqëruar përkatësisht nga Taulant Balla dhe Luan Rama, të cilët kanë shprehur të njëjtin qëndrim se, për momentin nuk ka asgjë zyrtare dhe se kur të ketë një vendim do ta bëjnë të ditur.

Ishte një atmosferë e qetë dhe dukej se deputetët kishin idenë se për çfarë do të vendosej. Petrit Vasili është propozuar nga Luan Rama si një kandidaturë e dytë. Gjithçka pritet të zbardhet ditën e nesërme në seancë plenare.

Top Channel