Lushnje, arrestohet 28-vjeçari për zotërim kokaine

26/04/2017 08:20

Një 28-vjeçar nga fshati Fiershegan i Lushnjes është kapur me 29 doza kokainë dhe pak gramë kanabis.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan  Klevis Kasën, pasi nga informacionet e mara në rrugë operative, zbuluan se ai shpërndante lëndë narkotike me doza.

Kokaina dhe 217 gramët e hashashit u gjetën në shtëpinë e tij.

Top Channel