Protesta e opozitës nëpër rrethe

24/04/2017 12:20

Deputetë të opozitës dhe protestues bllokuan një nga kryqëzimet e aksit nacional Lushnje-Fier. Protestuesit bllokuan rrethrrotullimin e Plugut.

Në krye të protestuesve që bllokuan rrugën ishin deputetët Arben Ristani, por edhe Kozma Dashi, Bedri Miha, Astrit Veliaj dhe Liljana Elmazi.

Ndërkohë, rruga nacionale drejt veriut u bllokua në rrethrrotullimin e Milotit. Në këtë protestë ishin mbështetës të opozitës që drejtoheshin nga deputetët Aldo Bumçi, Helidon Bushati, Irma Kopliku, Alban Zeneli dhe Albina Dede.

Protestuesit qëndruan në mes të rrugës duke bllokuar trafikun.

Top Channel