Basha: Bllokojmë rrugët! Ndalimi i trafikut, sakrificë e vogël

23/04/2017 00:00

Lulzim Basha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që të dalin të hënën në protestë për të bllokuar rrugët.

“Një orë bllokim i trafikut kombëtar është një sakrificë e vogël dhe një dhuratë e madhe për Shqipërinë e re. Nesër një orë të gjithë bashkë, të vendosur dhe thellësisht paqësorë, bashkohemi të bllokojmë të keqen, e me këtë paralajmërim t’i hapim rrugë të mirës”, deklaroi Basha.

Basha ka përmendur edhe shkrimin e publikuar nga “EUReporter” lidhur me përshkallëzimin e protestës së opozitës, si dhe sulmoi sërish Top Channel.

“Uturakët e kryeministrit na e kanë shpallur edhe portalin zyrtar të Bashkimit Europian. Top Channel nuk ka shkuar edhe aq larg, por na e evidenton këtë dhe na e përdor këtë farë ‘Martin Zhagen’ e port’hales ‘EUReporter’ për të trembur shqiptarët dhe për të amplifikuar thirrjet e Edi Ramës për të frikësuar popullin e për të kujtuar vitin 1997. Në qoftë se vendos të botosh çdo lajm, pse nuk boton ‘Forbes’ – se Top Channel ka edhe disa njerëz që dinë anglisht, ndonjëri edhe ka jetuar në Angli. – Çfarë thotë ‘Forbes’? Ja t’ia citojmë se mos thonë e thatë vet nga vetja juaj. Ja çfarë thotë ‘Forbes’. Ua thamë dje, por nuk zënë mend këta. Edi Rama drejton një ndërmarrje kriminale në vend që e ka kthyer Shqipërinë në qendrën europiane të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës”, deklaroi Basha.

Top Channel