Përplasje me armë në Vlorë, një i vrarë dhe tre të plagosur

20/04/2017 00:00

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Vlorës mbrëmë, rreth orës 23:20, kur në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali, pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa të rinjve.

Si pasojë, ka mbetur i vdekur Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë. Si dhe janë plagosur 3 persona të tjerë. Sipas Policisë së Vlorës, ngjarja ka ndodhur në një lokal nate me muzikë.  

Policia e cila ka marrë sinjalin për të shtëna me armë, ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar për në spitalin e Vlorës tre të plagosurit, mes të cilëve dhe një femër.

Sipas mjekëve, 26-vjeçari Arsonel Llanaj ka marrë një plumb në arterien kryesore të këmbës dhe për kurim më të specializuar është dërguar në Tiranë.

Policia e Vlorës ka shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes, si dhe janë ngritur pika kontrolli.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA