Aksidentohet turistja çeke në kanionet e Skraparit

19/04/2017 08:35

Një turiste çeke është aksidentuar në kanionet e Skraparit. Siç mësohet, ajo ishte pjesë e një grupi turistësh të cilët po udhëtonin vetëm, pa guidë turistike.

73-vjeçarja ka disa fraktura dhe pasi i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje, është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Turistja ka qenë duke shkrepur foto në vendin e quajtur “Legjenda e nuses” kur është rrëzuar nga 3 metra lartësi. Nuk është hera e parë që turistët e huaj pësojnë aksidente në këto kanione, ku më së shumti shkojnë vetëm, pa guida vendase që njohin territorin.

Top Channel