Mustafa tërhiqet, nuk do kandidojë për kryeministër

13/04/2017 00:00

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa tregoi se mund të mos kandidojë më për postin e kryeministrit të Kosovës.

Ish-kryeministri tha se me kryesinë e LDK-së do diskutojë emrin e personit që do nominohet për kryeministër.

“Në një bisedë me bashkëpunëtorët e ngushtë kemi vendosur që në mandatin e ardhshëm të kemi një kryeministër tjetër”, tha Mustafa.

Mustafa theksoi se dëshiron të hapë rrugën në LDK për elementë të rinj. “Duhet të hapim rrugë për njerëz të rinj. Unë do të ulem me nënkryetarët e partisë, me sekretarin, me kryetarët e degëve dhe do të dalim me propozim se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm i nga LDK-ja”, shtoi ai.

Sidoqoftë, për momentin emri më i përfolur për zëvendësimin e Mustafës është ai i ministrit të Financave, Avdullah Hoti.

Qeveria e kryesuar nga Mustafa në aleancë me PDK-në ra më herët gjatë javës pas një mocioni mosbesimi të kërkuar nga opozita.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA