Skrapar, zbulohet laboratori më modern i hashashit

12/04/2017 12:45

Në vijim të operacionit të dy javëve më parë, ku u gjetën 1.2 ton kanabis, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbuluar edhe një laborator për përpunimin e lëndës narkotike në zonën e Skraparit.

Në laborator janë gjetur mbi 2000 rrënjë bimë të mbjella në vazo, si edhe një sasi e madhe kanabisi i tharë. Sipas informacioneve, laboratori është ndër më modernët të zbuluar deri tani për përpunimin e lëndës narkotike.

2 javë më parë, në një magazinë të braktisur, në fshatin Lapan, u sekustrua mbi 1 ton kanabis stativa, e cila ishte gati për t’u transportuar. Në momentin e zbulimit të lëndës narkotike, magazina ishte e braktisur, ndërsa sasia e zbuluar dyshohet se është kultivuar rreth fshatrave të njësisë administrative Çepan dhe më pas ishte përgatitur për tregtim.

Policia zbuloi gjithashtu dhe pajisje të tjera, mbetje kanabisi, çka hedh dyshimet se magazina shërbente për përgatitjen e kanabisit me qëllim trafikimin e saj.

Për këtë rast, policia shpalli në kërkim 7 persona, ndërkohë që nuk dihet ende nëse të dyja rastet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Top Channel