Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy të arrestuar

11/04/2017 16:35
Foto Arkiv

Policia e Shijakut ka arrestuar paraditen e sotme një 30-vjeçar i cili ka plagosur në këmbë për motive të dobëta një 25-vjeçar.

Ismail Nuredini, banues në Shijak, rreth orës 08:30, në hyrje të qytetit të Shijakut ka plagosur në këmbë me pistoletë shtetasin me iniciale B.K. 25 vjeç. I dëmtuari ndodhet në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Nuredini është arrestuar së bashku me 21-vjeçarin Ermir Dedja, i cili konsiderohet si përkrahës i autorit të plagosjes.

Ismail Nuredini është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës, i arrestuar në vitin 2009 për tentativë vrasjeje dhe në vitin 2016 për shkatërrim prone me zjarr.

Top Channel