Viktima në Vlorë, me precedentë kriminalë

10/04/2017 11:40

Elidon Mehmeti, i cili u qëllua me më shumë se 20 plumba të dielën në mbrëmje në Vlorë, njihet nga policia si person me precedentë kriminalë në trafik lëndësh narkotike.

Policia ka shoqëruar 8 persona për zbardhjen e ngjarjes.
 
39-vjeçari Mehmeti, i arrestuar në Itali për trafik droge, u ekzekutua në rrethrrotullimin e Skelës, rreth orës 23:00. Pasi ai u qëllua, makina që ai po drejtonte lëvizi edhe për rreth 50 metra dhe ndaloi.

Kalimtarë të rastit njoftuan ambulancën që e dërgoi menjëherë për në spital, ku 39-vjeçari ndërroi jetë. Policia bllokoi të gjitha hyrjet dhe daljet nga qyteti në përpjekje për ndalimin e autorit.

Ndërsa mëngjesin e së hënës është gjetur i djegur në fshatin Ferras të Fierit automjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Top Channel