Librazhd, 4 të arrestuar për kanabis

05/04/2017 08:20

Në fshatin Qukës të Librazhdit janë gjetur dhe sekuestruar 9 kg kanabis sativa.

Në kuadër të operacionit “Rrethi” janë arrestuar edhe 4 persona si zotërues të lëndës narkotike. Të arrestuarit janë Ali Face, 34 vjeç, banues në fshatin Gurrë të Librazhdit, Besnik Bajrami, 31 vjeç, banues në fshatin Dragostunjë, Astrit Zharri, 32 vjeç, banues në Gurrë-Bërzeshtë, Olsi Zharri, 32 vjeç banues në fshatin Bërzeshtë.

Vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Top Channel