Vlorë, sekuestrohet 1.7 ton hashash

04/04/2017 18:15

Policia e Vlorës kapi një ton e 708 kg hashash të fshehur në zonën e Karaburunit.

Policia e nisi aksionin dje dhe ka vazhduar gjatë natës, deri në mëngjesin e sotëm.

Në gjirin e Bristanit, në gadishullin e Karaburunit, rreth 100 metra nga bregu i detit, në shkurre u gjet droga e ndarë në 104 pako të madhësive të ndryshme.

Policia, se bashku me Guardia di Finanza, po kontrollon zonën për mjetet lundruese dhe transportuesit e hashashit.

Top Channel