Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas 25-vjeçari Ersid Çurri, i cili dyshohet se vrau gjyshen e tij 80-vjeçare Hurme Çurri dhe më pas edhe veten, në kushte depresioni, nuk ishte një emër i panjohur në qytetin bregdetar të Durrësit.
Ai kishte rreth një vit që kishte dalë nga burgu pas një dënimi për vrasjen e një bashkëmoshatari në një lokal në zonën e plazhit, kur ishte vetëm 14 vjeç. Ai jetonte vetëm me gjyshen dhe sipas policisë, Çurri vuante nga depresioni për shkak të disa ngjarjeve dramatike që kanë lënë gjurmë në jetën e tij.
7 vite më parë, vvellai i tij, Mario Çurri do të ekzekutohej me një plumb në kokë, ndërkohë që 6 muaj më pas do të vritej edhe babai i tij në një atentat.
Brenda shtëpisë këtë mëngjes, policia gjeti automatikun e krimit në afërsi të trupit të 25-vjecarit, si dhe shumë fishekë. Sipas policisë, nuk kishte shenja dhune në trupat e viktimave, ndërsa dera e shtëpisë ishte e mbyllur nga brenda.
Top Channel