Me maska e armë, grabitet kazinoja
04/04/2017 00:00
Dy persona të maskuar dhe që besohet se ishin të armatosur, kanë grabitur në orët e natës një kazino në qytetin e Korçës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në lagjen numër 2 të qytetit jug-lindor.
Sipas të dhënave të parë, dyshohet se nga dy autorët, vetëm njëri ka qenë i armatosur dhe ka kërcënuar personalin.
Grabitësit kanë mundur të marrin një sasi parash dhe janë larguar me shpejtësi.
Policia ka nisur hetimet dhe po këqyr pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët e kësaj grabitjeje, që fatmirësisht përfundoi pa të lënduar në njerëz.
Top Channel